Një masakër me 3 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.
Viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë shtetasit: Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Flutura Basha, si dhe Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.
Ndërkaq mësohet se për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe Safet Bajri.
Sipas burimeve, në polici janë shoqëruar dhe persona që janë lidhje e afërt familjare dhe shoqërore e fisit Bajri.