LIVE: Parlamenti i Shqipërisë “blindohet” para seancës - PD diskuton skenarët

Shqipëria

LIVE: Parlamenti i Shqipërisë “blindohet” para seancës - PD diskuton skenarët

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 08:10 Përditësuar në ora: 09:43 më 31.10.2024
Parlamenti i Shqipërisë “blindohet” para seancës

Parlamenti i Shqipërisë “blindohet” para seancës

Garda e Republikës Shqiptare ka rrethuar godinën e Parlamentit me një gardh metalik, në prag të seancës së kësaj të enjteje.

Masat janë marrë pas përplasjeve të dhunshme të javëve të fundit, mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të Gardës dhe Policisë së Shtetit. Në seancën e të hënës, deputetët e përjashtuar të opozitës vendosën të mos paraqiten, por të përgatisnin protestën e një dite më pas, ku bashkë me protestues të shumtë bllokuan disa akse të vendit. Ndërsa deputetët që u futën në Parlament nuk shkaktuan trazira por vetëm bllokuan foltoren duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe në anglisht kundër qeverisë socialiste, drejtuar ndërkombëtarëve.

Dy javë më parë, mes gardistëve dhe deputetëve të opozitës pati përplasje të forta, për shkak se nuk lejoheshin të futeshin në sallë deputetët e përjashtuar.

Para nisjes së seancës, deputetët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje grupi. Por  ndryshe nga kolegët e tij, deputeti më i ri, Andrea Mano, i cili zuri vendin e Ervin Salianjit të dënuar, ka vendosur të shkojë në vendin e ri të punës, i shoqëruar nga kolegu socialist i qarkut të Korçës, Ilir Pendavinji.

Çfarë po ndodh në PD para nisjes së seancës? Demokratët mblidhen për të diskutuar skenarët. Protestuesit tek Bashkia në pritje të udhëzimeve

60 minuta  para nisjes se seancës plenare demokratët mblidhen ne seli për të diskutuar skenarët  se çfarë qëndrimi do mbajnë sot ne seancë plenare.

Gazment Bardhi ka njoftuar deputetet se para se ti drejtohen Parlamentit  te ndalin hapin në seli për te marre një vendim nëse do i drejtohen Parlamentit vetëm deputetet pa përjashtuar apo dhe te përjashtuarit.

Ndërkohë dita e sotme parashikon surpriza pasi protestuesit e përjavshëm të Bashkisë  janë njoftuar për të tubuar sot në orën 11.00 poshtë zyrës se Erion Veliaj.

Ende nuk dihet nëse do ketë një zhvendosje të protestuesve në Parlament, një skenar që ka ndodhur ne seancën e 17 tetorit ku pati përplasje dhe incidente  pas futjes te FNSH në oborrin e Kuvendit.

Mesazhi i Bardhit drejtuar kolegëve:

Të nderuar kolegë!

Ne ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, në selinë e PD. Ju lutem të sigurohet pjesëmarrja. Faleminderit!

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, çështjet që pritet të diskutohen

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar tre projektligje.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00 nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Kuvendit Bledar Çuçi.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.

Gjatë seancës plenare do të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu në rend dite është edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. 

Si në seancat e kaluara, edhe kjo e sotshmja pritet të ketë tensione, pasi opozita tashmë është prej kohësh është në mosbindje civile dhe nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat