Shkodra u trondit një ditë më parë pas një atentati në ndodhur në Dobraç.
Mësohet se Safet Bajri i cili u shoqërua dje në mbrëmje pas deklarimeve është liruar. Gjithashtu bashkë me të kanë qenë rreth 20 të tjerë, të cilët më pas janë lënë të lirë.
Sipas burimeve Safet Bajri ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e tij dhe se nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Gjithashtu ka theksuar se kjo gjë është e verifikueshme pasi banesa e tij monitorohet nga kamera.
Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.
Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.