Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi është kapur me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, shkruan A2.
“Qarkullonte i armatosur, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Driver" nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Driver".
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Në rrugën "Teodor Keko", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak”.