"Kryengritje" këmbëkryq e demokratëve, Petrit Doda ia heq karrigen me forcë Andrea Manos, dhe i nxjerrin jashtë

Shqipëria

"Kryengritje" këmbëkryq e demokratëve, Petrit Doda ia heq karrigen me forcë Andrea Manos, dhe i nxjerrin jashtë

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 10:34
Kuvendi i Shqipërisë

Teksa në oborr deputetët e opozitës nuk lejohen të futen nga Garda dhe kanë vendosur të ulen këmbëkryq në shkallë, në sallën e seancave plenare po ndodh një tjetër “kryengritje”,.

Ligjvënësit opozitarë kanë pushtuar foltoren dhe kanë mbledhur karriget e tyre.

Dhe në kuadër të këtij aksioni, një debat i fortë është zhvilluar mes demokratit Petriut Doda dhe deputetit më të ri të PD-së, Andrea Manos.

Shkak është bërë heqja e karriges së pasuesit të Ervin Salianjit nga ana e Dodës, veprim ky që nuk është pritur mirë nga Mano, ii cili në pamjet e siguruara nga “Ora News” shfaqet duke debatuar me Petrit Dodën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat