Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka njoftuar se sot e ka pranuar zyrtarisht raportin e progresit.
Begaj tha se përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Ditë e mirë për Shqipërinë! Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë. Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Facebook.
Edhe Kosova të enjten e ka pranuar zyrtarisht raportin e progresit.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi pas pranimit të Raportit për vendin, ka thënë se do t'i zbatojnë rekomandimet "pavarësisht masave të padrejta [ndaj Kosovës] që janë në fuqi".