Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare.
Protestuesit që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit.
Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës.
Ndryshe nga hera e kaluar policia është vendosur dhe bërë gardh jashtë rrethimit të Parlamentit.
Ndërkohë që ambasadori i BE ka shkuar në Kuvend bashkë me eurodeputetët për të dorëzuar raportin e Komisionit Europian.