PD në protestë, ambasadori i BE-së i bën thirrje nga Kuvendi: Shpresoj që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit

Shqipëria

PD në protestë, ambasadori i BE-së i bën thirrje nga Kuvendi: Shpresoj që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 12:36
Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato është paraqitur ditën e sotme në Kuvendit e Shqipërisë gjatë seancës parlamentare për të dorëzuar progresraportin për Shqipërinë.

Pas daljes nga salla e Parlamentit, ambasadori i BE-së u shpreh se “duam të ndihmojnë Shqipërinë të bëjë progres”.

Ndërsa komentoi edhe protestën e deputetëve të PD-së, që ndodheshin në atë moment në oborr, duke u shprehur se “opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.

“Duam të ndihmojnë Shqipërinë që të bëjë progres. Lexoni raportin, shpresojmë që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”, tha ambasadori Gonzato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat