Në seancën e sotme në Kuvend, me votat e PS është rrëzuar dekreti i presidentit Bajram Begaj për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
74 vota ishin kundër, 1 abstenim dhe një pro, duke bërë që dekreti të mos miratohet.
Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar ligjin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji ka marrë 72 vota pro dhe 2 kundër. Votën kundër e kanë dhënë deputetet Flutura Açka dhe Merita Bakiu.
Gjithashtu është miratuar edhe zgjatja deri më 14 nëntor afati i veprimtarisë së Komisionit Hetimor në Shëndetësi.