Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet punonjësi i IMT

Shqipëria

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet punonjësi i IMT

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Ndalohet punonjësi i IMT Elbasan, Andri Mehja.

Mësohet se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e 39 vjeçarit, banues në Elbasan. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

39-vjeçari Andri Mehja u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.

Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat