Ndalohet punonjësi i IMT Elbasan, Andri Mehja.
Mësohet se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e 39 vjeçarit, banues në Elbasan. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.
39-vjeçari Andri Mehja u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.
Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.