Furgoni i policisë private përplaset me një fuoristradë në aksin Tepelenë-Përmet, dy persona të lënduar

Shqipëria

Furgoni i policisë private përplaset me një fuoristradë në aksin Tepelenë-Përmet, dy persona të lënduar

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksion nacional Tepelenë-Përmet, ku kanë mbetur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI që transporton vlera monetare.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në kthesën e fshatit Kodër, ku furgoni i blinduar i policisë private NAZERI tip FIAT me targa AA391XC i ka prerë rrugwn fuoristradës tip Range Rover me targa AB356HK.

Ndërsa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar ku ky i fundit i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore e cila do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe zbulojë shkakun e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat