Avokati: Greqia do të nxjerrë sërish probleme, synon të themelojë kishën greke në Shqipëri

Shqipëria

Avokati: Greqia do të nxjerrë sërish probleme, synon të themelojë kishën greke në Shqipëri

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 20:24
Avokati Edmond Petraj

Avokati Edmond Petraj, duke komentuar sulmin me vezë dhe kos ndaj Fredi Belerit, tha se ardhja e tij si eurodeputet në Shqipëri është një përpjekje e Greqisë për të shkaktuar incidente.

Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai e cilësoi Belerin si nivelin më të ulët të eurodeputetit, që është përdorur nga Greqia për t’i bërë karshillëk Shqipërisë.

Sipas tij, Greqia do të hapë sërish probleme pasi synon që të krijojë Kishën greke në Shqipëri.

Pjesë nga diskutimi:

Edmond Petraj: Nëse do t’i nisemi një serioziteti të personalitetit juridik dhe aq më tepër të shikosh mënyrën e formimit të tij si eurodeputet, këtu bien të gjitha sepse e njohim shumë mirë figurën e tij. E para, ky është gabimi i Greqisë që ka sjellë këtë njeri këtu. Ai ka ardhur si dorashkë e hedhur dhe për të krijuar incident. Ardhja e Belerit është për të të provokuar incident 100 përqind. Lobimi që bëri Greqia për të qenë pjesë e grupit.

Skerdjan Dhuli: Partitë popullore evropiane përcaktojnë grupin e tyre…

Edmond Petraj: O Skerdi të lutem tani, mos na kalo me Greqinë dhe pjesën shqiptare. Unë dhe ti besoj e njohim mirë se e kemi ndjekur personalitetin e tij. Ti ke të drejtë ta mbrosh se i ke bërë fushatën. Je misionar i partisë së Sali gradit, por ideja është që ajo të cilën unë shikoj te një eurodeputet që vjen në Shqipëri, ky është niveli më i ulët që mund të vijë si një eurodeputet dhe kur Greqia e ka përdorur dhe përzgjedhur vetëm për karshillëk ndaj Shqipërisë. Që të përzgjidhesh eurodeputet, megjithë polemikën e madhe që ka pasur brenda politika greke në përgjithësi, cili është kontributi i këtij personi në pjesën e Demokracisë së Re dhe çfarë është ka dhënë. Për mendimin tim, është një përzgjedhje nga më të gabuarat dhe Greqia po vazhdon akoma të luajë një lojë…Greqisë i vunë të dyja këmbët në një këpucë Franca dhe Gjermania. Unë preka pjesën e ligjit për të drejtat e njeriut, dhe prej minoritetin. U kap te pjesa për minoritetin. E para në ligjin shqiptar nuk ekziston fjala minoritet, ekziston ligji për komunitetet. Unë jam pjesë e një komuniteti të vllehëve dhe duke u marrë me këtë proces, e njoh shumë mirë mënyrën se si u veprua. Pra, nuk ka më zona minoritare me ligjin e ri, por çdo lloj komuniteti, i cili jeton në territorin shqiptar, mund të bëhet pjesë e komunitetit të komuniteteve. Këtu e kanë përdorur dhe marrëdhënia për të cilën ne flasim, unë di vetëm kaq, nëse ka komunitet që nuk i janë shkelur të drejtat e vetme është komuniteti grek. Nxirret Himara si problematikë pronash. Nuk ka problematikë pronash, ata janë të gjithë 7501, është problem kombëtar.

Skerdjan Dhuli: Unë kam shtëpinë e babait pa dokumenta….

Edmond Petraj: Ideja është që me një census të 1957 të regjimit të asaj kohe është regjistrimi i tokave, pronave dhe bagëtive që ka pasur Himara. Pra, atë census e ke. Këto shashka që përdoren vazhdimisht ndaj Shqipërisë, pasi të largohet Janullatos, iu garantoj se do të dalë problem i Kishës se duan të themelojnë kishën greke në Shqipëri. Dhe mbajeni mend se çfarë problemesh do të fillojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat