Kryedemokrati Sali Berisha bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me aktivitetin e bandave me mbështetje qeveritare në Shkodër.
Sipas Berishës, ‘bandat që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës, deputet të saj’.
Berisha: Miqtë e mi, pak kohë më parë, Bushati u lemerit nga breshëritë pafund automatikësh. E njëjta bandë, banda e qeverisë, por Edmondi i bandës, drejtori i policisë, qeveritarët në Tiranë, raportonin se nuk ishin Bajrët, se nuk ishte banda e shtetit që kishte zbritur në Bushat, por isin banda të tjera. Në korrik, banda e qeverisë përsëri përgjaku Shkodrën me gjakun e tre të rinjve, i plagosi. Përsëri përgjaku Shkodrën duke plagosur tre të rinj.
Edmondi i bandës, Taulanti i bandës, Edvin Bajri, e mbajtën të fshehtë krimin monstruoz. Pra, miqtë e mi, vrasjet, masakrat, ekzekutimet në Shkodër janë licenca që Edi Rama i ka dhënë bandës së partisë, bandës së Bajrëve dhe bijëzave të saj. Licenca që Edi Rama u ka dhënë këtyre vrasësve, të cilët vrasin 15-vjeçarë në gjumë, të cilët kanë vrarë me dhjetëra vetë, por të cilëve Edi Rama, Taulant Balla, Altin Dumani, u mbyllin dosjet, u mbyllin vrasjet, u mbyllin krimet.
Edi Rama iu ka dhënë licencë bandës, banditëve vrasës të partisë të vrasin kë të duan. Shkodra nën terror, me kushtin e vetëm që t’i sigurojnë një mandat si Benetit në Shkodër. Ata që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës, deputet të saj. Duhet të bëjnë Edin, njeriun që urren për vdekje Shkodrën, bastardin e xhelatit që urdhëronte varjen në litar të disidentëve shqiptarë.
Vetëm në këtë mënyrë, Shkodra poshtërohet. Vetëm në këtë mënyrë, ndaj Shkodrës mund të hakmerresh. Vetëm në këtë mënyrë, Shkodra mund të nënshtrohet.