Deputeti Dashnor Sula tha në emisionin Now në Euronews Albania se arsyeja pse ai proteston në Kuvend apo rrugë kundër kësaj qeverie nuk lidhet me interesa personale.
Sula u shpreh se po nuk u reagua tani, dhe sidomos nga deputetët që u takon më shumë ta bëjnë, është e pamundur që shqiptarët që kanë zgjedhur ta ndërtojnë jetën në vendin e tyre, ta realizojnë këtë.
“Kam dëgjuar që thonë e bëjnë për Berishën, e bëjnë për këtë për atë, jo mor jo, nuk e bëj për Sali Berishën, bukë kam, shtëpi kam, hajdut s’jam, biznes kam, e bëj se kam vendosur unë, familja ime të punojmë këtu, të investojmë këtu në vazhdimësi, që nipër stërnipër të jetojnë këtu.
Nëse heshtim sot të gjithë, ky do ishte gabimi më i madh”, tha Sula.