Lihet në burg portugezi që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, avokati Cakrani: Vendim i padrejtë, s’ka asnjë provë

Shqipëria

Lihet në burg portugezi që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, avokati Cakrani: Vendim i padrejtë, s’ka asnjë provë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 11:51
Kujtim Cakrani

Këtë të premte u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në përfundim të seancës Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësim të masës dhe vendosi që portugezi të qëndrojë në burg.

Nga ana e tij avokati Kujtim Cakrani e konsideron vendimin e padrejtë, pasi nuk ka asnjë provë që e implikon klientin e tij në këtë ngjarje.

“Ishim në prokurorinë e Lezhës për të riparë masën e sigurisë ndaj shtetasit Ruben Saraiva, prokuroria përsëri nuk solli asnjë provë të re, s’kishte asnjë hetim të ri lidhur me ecurinë e çështjes dhe jemi përsëri në pikën zero, ku prokuroria s’ka asnjë provë për ta mbajtur këtë shtetas në burg. Po mbarojnë dhe afatet e hetimet dhe prokuroria është në heshtje të plotë për zbardhjen e kësaj çështje. Është i padrejtë masa arrest me burg për klientin tim duke qenë se s’ka asnjë fakt dhe provë që e implikojnë atë. Ai është arrestuar pa prova dhe do kërkojmë lirimin e tij.”

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia.

Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat