A do të rikthehen deputetët e PD-së në Parlament? Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për rregulloren, rrëzohen masat ndëshkimore 30-60 ditë

Shqipëria

A do të rikthehen deputetët e PD-së në Parlament? Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për rregulloren, rrëzohen masat ndëshkimore 30-60 ditë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 12:11
Këshilli i Legjislacionit në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, PS pranon vendimin e Gjykatës Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit për dënimet.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se vendimi u miratua vetëm me 5 votat e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

“Këshilli i Legjislacionit ka vendosur miratimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese. U rrëzuan të gjitha ato pika të Rregullores së Kuvendit ku merren masat ndëshkimore 30-60 ditë, masa ndëshkimore të cilat u rrëzuan dhe në respekt dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Gjençaj.

Ai raportoi se Këshilli i Legjislacionit duhet të shqyrtonte sot në këtë mbledhje dhe dy vendimmarrje të tjera të Gjykatës Kushtetuese, për profesionet e lira dhe për komisionet hetimore, por këto dy pika u shtynë për të premten e ardhshme, pasi mungonin dy relatorët Eduard Shalsi dhe Ermonela Felaj.

Sipas vendimit të miratuar sot, mbeten në fuqi përjashtimet me 60 ditë të deputetëve të PD për zjarrvënien dhe prishjen e orendive të tjera, ndërkohë që për akuzën dhune ndaj gardes hiqet si masë përjashtimi 30 deri në 60 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat