Përndoqi një grua dhe sulmoi bashkëshortin e saj, 34-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Shqipëria

Përndoqi një grua dhe sulmoi bashkëshortin e saj, 34-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 13:45
Policia shqiptare

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka dhunuar bashkëshortin e saj me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj.

Ndërkohë, në pranga janë vënë edhe 5 shtetas për vepra të ndryshme kriminale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:  

– E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Kamëz, ka kundërshtuar punonjësit e IVMT të bashkisë Kamëz dhe ka penguar kryerjen e punimeve në rrugën “Vebi Dibra”;       

– B. L., 37 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.  

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– L. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara në Rrugën e Durrësit;    

– F. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat