Për deputetin demokra Lefter Gështenja vendi po përballet me një sërë problematikash të më mëdha që nga mungesa e rendit dhe sigurisë deri tek burgosja e opozitës, sipas tij, nga mazhoranca qeverisëse.I ftuar në studion e lajmeve, Gështenja theksoi se protestat nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se për diskutimin e krizave nuk ka nevojë për tryeza dialogu, por mjafton, tha ai, që mazhoranca të marrë parasysh kërkesat dhe propozimet e opozitës.
Nga ana tjetër, Gështenja shprehu sugjerimet e tij sa i përket ofertës politike që opozita duhet të ketë në fushatën e saj për zgjedhjet pralamentare të vitit të ardhshëm.
“Ne duhet të ishim shumë më përpara se mazhoranca në së paku dy aspekte: për pensionistët dhe tek diaspora.
Ka shumë pakënaqësi tek këto dy shtresa, pasi në 12 vite kjo mazhorancë vetëm është tallur me ta, dhe nuk bërë asnjë rritje të pensioneve, apo i është gjendur pranë shqiptarëve jashtë vendit”, tha ndër të tjera deputeti i PD-së, Lefter Gështenja.