Endri Shabani nga Nisma “Thurje” në rubrikën “Opinion” në News24 tha se strategjia që ndjek opozita është e gabuar, pasi duke protestuar për Sali Berishën dhe Ilir Metën, këto nuk janë halle të shqiptarëve.
Shabani tha se nëse protestohet për pensionet, nëse protestohet kundër krimit, këto janë halle të qytetarëve, por të protestosh për arrestimin e Berishës dhe Metës, që nuk duhet të jenë as halle të partive politike, jo më të shqiptarëve, atëherë vetëm rrudhesh, nuk rritesh në elektorat.
“Kjo strategji e opozitës i shërben Edi Ramës. Njerëzit që flasin në emër të PD-së e rrudhin edhe më shumë PD”, tha Shabani. Sipas tij, nuk mund të thotë PD që do të bëhemi si jelekverdhët në Francë, pasi ato së pari nuk janë parti politike, pra nuk kanë alternativë. “Opozita është alternativë, por duhet të krijojë besim te shqiptarët. Shumica e shqiptarëve është kundër Edi Ramës, çështja është që si të bësh për vete këtë shumicë, që Rama të dalë pakicë”, tha Shabani. Sipas tij, edhe bllokimi i rrugëve më shumë krijoi përplasje mes protestuesve dhe qytetarëve që mbetën të bllokuar se sa simpati, apo mbështetje. “E kuptoni që kur ju përplaseni me qytetarët, Edi Rama fërkon barkun”, tha Shabani.
Por deputeti Edmond Spaho tha se problemi nuk është opozita, edhe pse disa e shohin opozitën sikur ajo është problemi i vendit. “Këtu nuk ka demokraci, pavarësisht se disa ambasadorë na flasin për demokraci funksionale. Këtë lloj demokracie të ambasadorëve e pamë në Shkodër”, tha Shabani.
Shabani në replikë me Spahon i tha “mirë, jeni në rrugën e duhur, vazhdoni siç e keni nisur dhe shkrijeni atë parti”.
“Unë kam mbajtur pjesë në zgjedhjet e 2021 dhe qëndrimi im nuk ka ndryshuar as ndaj Ramës, Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ju keni ndryshuar, njëherë me Bashën, pastaj me Berishën. Por problemi im ose i yni është se Edi Rama ka krijuar një qeverisje me oligarkët dhe krimin, por këtë nuk e rrëzon dot alternativa e Sali Berishës”, tha Shabani.
Debati
Shabani: Ju keni tradhëtuar protestuesit, ju nuk amnistuat protestuesit e arrestuar, por amnistuat ata që ju vodhën votat. Ju bëni marrëveshje me Edi Ramën. E bëtë për rritjen e pagave tuaja, e bëtë për Kodin Zgjedhor. Ju jeni opozitë që njëherë ziheni, njëherë bëheni bashkë, njëherë merrni leje ndërtimi, një herë shisni kauza, njëherë i tradhëtoni kauzat. Studentët bllokuan rrugët me ditë të tëra dhe nuk u ankua askush, sepse kishin një kauz.
Spaho: Gjithë kjo që torre deri tani është demagogji pa bukë. Unë erdha të bëja debat me Toni Gogun, se po ta dija se ishte ti, nuk vija fare. Unë nuk bëj debat me opozitën e opozitës. Ti nuk kupton themeloren, se kush e qeveris këtë vend. Do e shikosh sa keq do përfundosh pas zgjedhjeve të 2025.
Çela: Partitë e reja nuk artikulojnë asnjë ide të re, vijojnë propagandën njëlloj si Edi Ramën. Merren me Sali Berishën, duke e ditur që ai nuk ka qenë në pushtet nga 2013 deri më sot.
Spaho: 24 orë në 24, Shabani bën lojën e Edi Ramës.