Kryetari i Bashkisë Shkodër rreth 30 minuta në SPAK, Benet Beci refuzon të flasë

Shqipëria

Kryetari i Bashkisë Shkodër rreth 30 minuta në SPAK, Benet Beci refuzon të flasë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 16:05
Benet Beci

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut të Shkodrës në SPAK.

Kujtojmë se Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023.

Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.  Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën  Elektroenergjitike Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat