Kontejnerët me mbetje në Durrës, Prokuroria jep detaje për urdhrin e sekuestros

Shqipëria

Kontejnerët me mbetje në Durrës, Prokuroria jep detaje për urdhrin e sekuestros

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Prokuroria e Durrësit ka dalë me një informacion në lidhje me masat e marra për urdhrin e sekuestros se kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike në Durrës.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Prokuroria thotë se institucionet e ngarkuara për ekzekutimin e urdhrit të sekuestros, kanë organizuar punën dhe janë në fazë ekzekutimi të tij.

Sipas Prokurorisë vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.

“Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

Kujtojme qe anija, e cila kishte destinacion Tajlandën, mbërrit në Portin e Durrësit mëngjesin e 28 tetorit dhe u ankorua në radë.

Sipas vendimit të Prokurorisë, sendet e sekuestruara duhet të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Gjithashtu, organi i akuzës ka ardhëruar që sendet sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Njoftimi:  

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke marrë parasysh interesin e madh publik në lidhje me procedimin penal nr.1596.2024 dhe ekzekutimin e urdhrit të sekuestros të konteinerëve, bën me dije se institucionet e ngarkuara për ekzekutimin e urdhrit të sekuestros, datë 27.10.2024 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë organizuar punën dhe janë në fazë ekzekutimi të tij.

Ata kanë njoftuar zyrtarisht Prokurorinë në lidhje me masat që kanë marrë, ndërsa vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.

Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti  i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.

Për shkak të interesit të lartë publik që mbart kjo çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të vijojë të mbajë të informuar opinionin publik në lidhje me hapat e mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat