Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë këtë të premte në turin e takimeve me pensionistët.
Planet e opozitës për rritje të menjëhershme të pensioneve, ai i quajti vijim të skemave piramidale.
“Kur dalin ca sharlatanë që flasin për rritje të menjëhershme, këta janë maskat e Sudes, maska të njohura dhe të panjohura. Fryma antishtet dhe anti e ardhme e Sudes qoftë kur shfaqen në kat të tetë, qoftë në majë maji mali me tuta. Në ekranin e telefonit dhe paraqiten si e reja që del, por është Sudja që del bashkë me shpirtin, por nuk del se Suden e kemi hije ne, kemi një Sude që na del si hije”, u shpreh Rama.
Rama: Ne e kemi gjetur skemën e informalitetit me 200 kontribues dhe e kemi rritur me 800 kontribues. Skema që financon pensionet dhe garantonte 500 milionë euro sot që flasim mbledh 1.3 miliardë, por nuk mjafton se për të paguar na duhen 1.8 miliardë. Mes 1.3 dhe 1.8 eshtë një gjysmë miliardi që paguhet nga buxheti i shtetit për këto që janë, ndërkohë që kemi rritur bonusin e fundvitit, ndërkohë që ishte njëri që thoshte do t’ju japim një gjel për fundvit, kur ishin dy pensionistë në shtëpi merrnin 3 mijë lekë.
Në klubet e natës televizive thuhet ja si u tall Rama, ju thanë do ju rrisim pensionet dhe jua rritën në 1.4 për qind, s’ka të bëjë për të rritur pensionet, por është indeksimi që qeveria e zbaton çdo vit dhe nuk del nga dëshira apo mundësia. Totali i indeksimeve që duket një gjë e vogël është 250 milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit.
Tani do të fillojmë rritjen e pensioneve, është kryeqëllimi i PS. Sot mund të flasim për mundësinë sepse edhe ky vit është me rritje të ardhurash, por duhet të vijojmë të jemi të vetëdijshëm por kur dalin ca sharlatanë që flasin për rritje të menjëherëshme, këta janë maskat e Sudes, maska të njohura dhe të panjohura. Fryma antishtet dhe anti e ardhme e Sudes qoftë kur shfaqen në kat të tetë, qoftë në majë maji mali me tuta.
Në ekranin e telefonit dhe paraqiten si e reja që del, por është Sudja që del bashkë me shpirtin, por nuk del se Suden e kemi hije ne, kemi një Sude që na del si hije.