Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ketë një njoftim në lidhje me bonusin e fundvitit për pensionistët.
Në një bashkëbisedim me pensionistët në Korçë, Rama u shpreh se një forcë nuk mund të bëjë më shumë për pensionet dhe pensionistët se PS.
“Ne nuk e kemi akoma, por patjetër që brenda një kohe të shkurtër, ne do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit. Është fillimi i këtij procesi i rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet. Nga viti i ardhshëm, duam që skema të forcohet dhe nga të ardhurat që vijnë nga rritja ekonomike, të shkojë te pensionistët në formë bonusi. Kjo të na çojë në një perspektivë më pozitive. Këtë do të bëjmë. Kjo është si drejtësia. Asnjë forcë tjetër këtu në këtë vend nuk mund ta bënte këtë që po bëhet në drejtësi. Asnjë forcë tjetër në këtë vend nuk mund të bëjë asgjë për pensionet dhe pensioniset se Partia Socialiste. Për këtë duhet të jeni të bindur.
Pavarësisht se mund të kenë arsyet e tyre pse nuk na mbështesin ne, duhet të jenë të bindur, që janë në mbështetje të Sudes, duhet ta dinë që për inatin tonë, flenë me Suden. Duhet ta dinë këtë gjë. T’i dëgjosh kur flasin dhe kur thonë çfarë o bëjnë, nuk bëjnë sens fare. Inat të na kenë, por hakun nuk duhet të na e mohojnë, sepse i bien vetes. Ne e kemi mbështetjen që na duhet për të vazhduar për ta bërë këtë punë. Është një Sude me syze që del dhe nxjerr pensionistë në protestë, dalin të nxitur nga Sudja dhe i besojnë asaj Sudeje. Vetëm për këtë jam i keqardhur. Sude, me një maskë me gjyslyke”, theksoi Rama.