Elbasan, arrestohen 7 pedagogë/ Dyshohet se merrnin para nga studentët, në pranga edhe sekseri

Shqipëria

Elbasan, arrestohen 7 pedagogë/ Dyshohet se merrnin para nga studentët, në pranga edhe sekseri

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Shtatë pedagogë në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani” jane arrestuar.

Në burg është lënë edhe sekseri Gazmend Hodaj.  Policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbarkoi të premten në fakultet, aty ku formohen mësuesit e së ardhmes. 7 pedagoget kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë dhe tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosnin nota kaluese kundrejt ryshfetit.

Te arrestuar jane pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.

Ndërkohë pedagogët janë pezulluar nga detyra. Për disa orë në ambientet e universitetit ishin prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët sekuestruan dokumentacionin, pamje filmike, dëshmi dhe mjaft prova te tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat