Dhjetë raste me zgjeb në Pogradec, të prekur edhe fëmijët

Shqipëria

Dhjetë raste me zgjeb në Pogradec, të prekur edhe fëmijët

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Sëmundja e zgjebes është shfaqur në Pogradec. Në konviktin ku marrin kujdes katër fëmijë, tre prej tyre kanë rezultuar me sëmundjen e zgjebes duke ngritur kështu një alarm në gjithë shkollat e Pogradecit.

Ky fakt pranohet nga përgjegjësi i konviktit turk në Pogradec, Emiliano Kuqo, i cili shton se fëmijët që kanë rezultuar me këtë sëmundje janë karantinuar ndërkohë që presin të bëhet dezinfektimi i ambienteve.

“Këtë vit përsëri është shfaqur kjo sëmundje dhe e kanë zbuluar qendra shëndetësore në shkolla ku ndodheshin fëmijët. Pasi kemi marrë vesh lajmin, që tek fëmijët ndodhej kjo sëmundje, i çuam në mjeku, në ambientet tona kemi bërë dezinfektimin, praktikonin, pastrimi është bërë. Po presim dezinfektimin. Shpresoj të mbyllet me kaq”,tha Emiliano Kuqo.

Nga komunikimi jashtë kamerave që Euronews Albania pati me mjekët e drejtorisë së shëndetit publik në Pogradec, pranohet prezenca e sëmundjes së zgjebes, ku dyshohen mbi dhjetë raste, e për këtë po kryhen kontrolle të imta në shkollat e qytetit.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe thuajse i padukshëm, i cili futet në lëkurë dhe e dëmton atë, e pa ashtu është ngjitës dhe merret përmes kontaktit fizik të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat