Punimet në “Lungomare 3″/ Rama: Investim strategjik ,zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës

Shqipëria

Punimet në “Lungomare 3″/ Rama: Investim strategjik ,zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në Lungomare 3 në Vlorë në aksin e Radhimës.

Në këtë zonë po ndërtohet edhe shëtitorja buzë rrugës, si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.

“LUNGOMARE 3 në Vlorë, në aksin e Radhimës, ku janë ndërtuar bankina që ndikojnë edhe zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, ndërkohë që po ndërtohet shëtitorja buzë rrugës si edhe po hapet traseja e një bajpasi mbi segmentin e hoteleve e restoranteve në Radhimë, ku rruga aktuale automobilistike do të kthehet në pedonale turistike.

Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat