Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
24-vjeçari Jeton Selimi pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin 57 vjeç, banues në Mirditë.
Për pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.