Marshimi për atentatin me 3 viktima, Luçiano Boçi: Tentativë për të mposhtur Shkodrën

Shqipëria

Marshimi për atentatin me 3 viktima, Luçiano Boçi: Tentativë për të mposhtur Shkodrën

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 12:55
Luçiano Boçi

Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi është shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë.

“Sot sundon krim-politika, ka bekimin e Ramës, mbështetjen e policisë së shtetit. Krimi mbron interesat e veta financiare bashkë me politikën, korr votat dhe kur i prishin interesat bën edhe shumë vrasje. E shoh si vënie fuqi për të mposhtur Shkodrën.

Ky marshim nuk organizohet vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, Nuk ka kohë më për të heshtur, por për mosbindje. Do e vazhdojmë aksionin tonë në mënyra e forma të ndryshme.

Është realitet që duhet ndryshuar, e ndryshon politika e opozita, që duhet të përcjellë shpresë.

Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet”, tha Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat