Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen 7 raste

Shqipëria

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen 7 raste

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec.

Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste.

3 raste qe frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci te cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.

Sa i përket rasteve të konviktit ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij.

Pas këtyre rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat