Spaho nga marshimi në Shkodër: Nga masakra, viktima qytetarë të pafajshëm

Shqipëria

Spaho nga marshimi në Shkodër: Nga masakra, viktima qytetarë të pafajshëm

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 15:27
Edmond Spaho

Deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se nga krimi i organizuar, po humbin jetën dhe njerëz të pafajshëm.

Sipas Spahos, ngjarjet e fundit tregojnë qartë lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, për të mbajtur pushtetin e tij politik.

Spaho gjithashtu tha se tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar

“Do jetë një marshim proteste, pasi ju e dini ngjarjen në Shkodër, ku humbën jetën 3 persona, por ajo që është dhe më e papranueshme është fakti që qytetar të pafajshëm të cilët shkonin në punën e tyre, humbën jetën nga krimi i organizuar. Tregon qartë lidhjen e Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin e tij politik. Tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar,” tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat