Rama: Vijon puna për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, realizimi fizik ka arritur 80%

Shqipëria

Rama: Vijon puna për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, realizimi fizik ka arritur 80%

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet vijon, ndërsa punimet janë drejt fundit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku tregon për progresin e punimeve në ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Rama bën me dije se ndërtimi i Unazës së Jashtme në realizimin fizik ka arritur në 80%.

“Unaza e Madhe e Tiranës, ku puna vazhdon pa u ndalur. Ndërtimi i Unazës së Jashtme ku realizimi fizik ka arritur 80%”- shkruan Rama.

Ky është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet dhe pritet të lehtësojë trafikun, ndërsa do të lidhë Tiranën me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat