Takimi i Ramës me shqiptarët në Selanik/ Autoritetet greke në kufi ndalojnë prej disa orësh gazetarët

Shqipëria

Takimi i Ramës me shqiptarët në Selanik/ Autoritetet greke në kufi ndalojnë prej disa orësh gazetarët

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Ditën e diel, kryeministri Edi Rama do ta takohet me shqiptarët në Selanik.

Mirëpo, mësohet se autoritetet greke po pengojnë prej disa orësh të kalojnë kufirin grupet e xhirimit të disa televizioneve që janë nisur për të përcjellë takimin e Ramës.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se janë ndaluar makinat e loguara të televizoneve pasi u mungon një leje e posaçme e dhënë nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Lidhur me këtë ka bërë një takim drejtori i kufirit shqiptar me homologun grek.

Kujtojmë që vizita e dytë e Ramës në Greqi në turin e tij të takimeve me Diasporën, nuk është mirëpritur nga ultracionalistët grekë. Përmes një deklaratë zyrtare, Partia Ultranacionaliste Greke, “Fronti Kombëtar” e cilësoi kreun e qeverisë shqiptare si një person të padëshirueshëm, ndërsa solli në vëmendje edhe faktin që kjo mbledhje është miratuar edhe nga Athina zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat