Deputeti Lefter Gështenja tha në një intervistë televizive se opozita duhet ta fokusojë strategjinë e saj kryesisht tek pensionistët dhe diaspora.
Më tej Gështenja tha se nevojitet një qeveri asnjanëse në mënyrë që të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke hedhur idenë madje dhe të një ndryshimi kushtetues së paku deri në aderimin e vendit në BE.
Çdo votë e çdo shqiptari është e vlefshme, por dy janë fokus-grupet ku PD duhet të fokusohet, pikat nevralgjike. Është puna me diasporën dhe puna me pensionistët. Janë dy fokus-grupet më të pakënaqur.
Sot në Shqipëri janë mbi 800 mijë pensionistë me këtë qeveri, është e pamundur të jetosh me 150-200 mijë lekë. Kjo faturë është e barabartë me faturën e ilaçeve. Nëse nuk i ndihmojnë fëmijët e kanë të pamundur të përballojnë kostot.
Meqenëse Rama thotë se është i fuqishëm, i cili është problemi kësaj mazhorancë që të shkojmë në një qeveri tranzitore. Mjafton të kemi një arbitër. Pse Rama duhet të ketë frikë nga një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira. Pse të mos bëhet një ndryshim kushtetues në mënyrë që Shqipëria si vend kandidat në Europë, kjo të vlejë deri në momentin kur Shqipëria të futet në BE.
Unë di të them që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve që janë në emigrim, janë larguar gati 1 milion shqiptarë në këto 12 vite qeverisje. Ky grup, kjo shtresë duhet të kontaktohet nga PD-ja që të kthehet në votë për PD-në dhe opozitën.