Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat