“Marin Mema s’ka bërë asnjë krim”, Rama në Selanik: Dorëzojmë kërkesën për rishikimin e vendimit absurd për t’i ndaluar gazetarit hyrjen në Greqi

Shqipëria

“Marin Mema s’ka bërë asnjë krim”, Rama në Selanik: Dorëzojmë kërkesën për rishikimin e vendimit absurd për t’i ndaluar gazetarit hyrjen në Greqi

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 10:40
Edi Rama

Edi Rama po mban tubim në Selanik.

Atje ai foli për gazetrin Marim Mema, i cili është shpallur nongratë në Greqi.

Edi Rama: Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë që nesër për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi.

Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve. Nëse qëndrimi i tij është i ndryshëm nga kushdo që ka marrë vendimin absurd për ta ndaluar të hyjë në një vend në BE, ku s’mund të jetë kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Kjo është një masë ekstreme, antidemokratike, antidemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat