Rama: Shqipëria ka rrezikuar humnerën kur ka përfunduar në duar të forcave të tjera

Shqipëria

Rama: Shqipëria ka rrezikuar humnerën kur ka përfunduar në duar të forcave të tjera

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:52
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë gjatë takimit me shqiptarët e Greqisë tha se vota në zgjedhjet e 2025 duhet t’i besohet PS, pasi siç tha ai, kjo parti ka treguar se karakterizohet nga vizioni i shtetbërjes.

“Jam krenar që me vizionin e shtetndërtimit, që me kurajë patriotike dhe vullnet të hekurt politik. Ishim plotësisht të vetëdijshëm, për dhimbjet që do sillte një reformë të tillë, e cila ia hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa dhe ia dha të gjithë të drejtën për të vepruar drejtësisë pa parë majtas e djathtas, por për të parë drejt”, tha ai.

Ai theksoi se vota për PS garanton pavarësi të plotë për sistemin e drejtësisë. Sipas tij, historia ka dëshmuar se kur ka përfunduar në duart e partive të tjera, Shqipëria ka rrezikuar të bjerë në humnerë.

“Kjo është një arsye madhore, që vota duhet t’i garantojë PS udhëheqjen, në mënyrë që kjo ka filluar me drejtësinë të garantohet dhe të mos kthehet përsëri mbrapa. Askush nuk është më i paprekshëm dhe kushdo nga radhët tona që kërkohet nga drejtësia përballet dhe nuk mbrohet nga flamuri i PS. Në këto 30 vite, në Shqipëri, ka pasur vetëm një forcë ndërtues, Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndërkohë që Shqipëria ka bërë vetëm hapa mbrapa madje ka rrezikuar të përfundojë në humnerë kur ka rënë në duar të tjera, këtë e tregon historia që pas 1990 deri në 2024.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat