A do të ketë reshje shiu javën e ardhshme? Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim

Shqipëria

A do të ketë reshje shiu javën e ardhshme? Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Ashtu siç po ndodh tashmë prej disa ditësh edhe për javën e ardhshme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare shoqëruar me masa ajrore të thata.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat