A ka probleme shëndetësore Ilir Meta në qeli? Gjokutaj: Gati kallëzimi për mënyrën e arrestimit!

Shqipëria

A ka probleme shëndetësore Ilir Meta në qeli? Gjokutaj: Gati kallëzimi për mënyrën e arrestimit!

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 22:57
Ilir Meta

Genci Gjokutaj, avokati i Ilir Metës foli për arrestimin e ish-presidentit, por edhe për gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën është aluduar shumë gjatë 2 javëve që ai është duke qëndruar në qeli.

Avokati e tha qartë: “Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal.

“I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit.

Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar që zoti Meta e ka përzërë.

Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim”, tha Gjokutaj në A2 CNN.

Më tej, avokati u shpreh se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.

“Kemi përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur. Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.

Nëse ne bëjmë kërkesë do të na thonë janë sekret, të dhënë të klasifikuara, por prokurori është i detyruar të kërkojë dokumentacionin e plotë të atij operacioni. Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar. I ngjajnë atyre aksioneve antimafia në Itali. Këto bëhen kur operacioni është i rrezikshëm dhe mund të godasë me armë”, tha Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat