Turi i Ramës me emigrantët, Ben Andoni zbulon ku ndryshoi takimi i Athinës me atë në Selanik

Shqipëria

Turi i Ramës me emigrantët, Ben Andoni zbulon ku ndryshoi takimi i Athinës me atë në Selanik

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 06:31
Gazetari Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni duke komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Selanik, tha se ky i fundit është mjeshtër i formës për qasjen në publik.

Sipas Andonit takimi me emigrantët në Selanik ndryshonte tërësisht nga ai me emigrantët e Athinës, pasi sipas tij, kjo ishte tërësisht nisja e fushatës elektorale të tij për zgjedhjet e 2025.

“Në mendimin tim sot ka filluar realisht fushata. Ishte ndryshe pjesa e Athinës. Kemi arritur në pjesën zgjedhore. Zoti Rama ishte shumë pragmatist në gjërat që i kërkoi publikut.

Ai do të mbajë si kalë beteje edhe pjesën e drejtësisë, por në fakt zoti Rama ka ardhur koha të bëjë edhe disa mea culpa, sepse mea culpa ti ngre disa vizione për çfarë do të bësh. Por për mua ky është thjesht një takim i gjetur”, tha Andoni në emisionin “Review” në Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat