Një sherr mes dy vajzave të reja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.
Burime nga policia sqarojnë se të dyja vajzat janë konfliktuar me njëra- tjetrën, për motive të dobta.
Ka qënë e proçeduara ajo që në konflikt e sipër e ka kapur për flokësh 21 vjeçaren dhe më pas i ka hedhur sprajt në sy.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasen A. H., 23 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka dëmtuar me substancë të dëmshme, në sy, një 21-vjeçare, për motive të dobëta”, njofton policia.