Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Ky shtetas vodhi 115 kilogramë bakër në uzinën mekanike që administronte.
41-vjeçari bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen.
Pas vjedhjes, ai e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.
Sasia e bakrit u sekuestrua nga policia.