Elbasan/ Vodhi një sasi bakri në uzinën që administronte dhe bëri denoncim të rremë, pranga 41-vjeçarit

Shqipëria

Elbasan/ Vodhi një sasi bakri në uzinën që administronte dhe bëri denoncim të rremë, pranga 41-vjeçarit

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Ky shtetas vodhi 115 kilogramë bakër në uzinën mekanike që administronte.

41-vjeçari bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen.

Pas vjedhjes, ai e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Sasia e bakrit u sekuestrua nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat