Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qënë shkaku që 33- vjecari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.
Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim (Gori) Lalaj , e mori disa orë më parë .
I shokuar për humbjen e djalit të vetëm , i moshuari tregon mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish patur tre ditë më parë ku i kish treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.
Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33-vjeçarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.
“Kërkoj ndihmë që të marr trupin… se nuk kemi mundësi, (tha babai mes lotëve). Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha nuk e bëj më këtë gabim. Kaloi në depresion”,-u shpreh i ati i Lalaj.
Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarêt në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.