Dy klinika mjekësore në Shkodër janë kontrolluar nga policia, pasi një person i tretë i dyshuar, i cili ndodhej në automjetin ku humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, mund të ketë marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra.
Policia pritet të verifikojë nëse pas atentatit, personi i tretë i dyshuar ka kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat private.
Për të identifikuar këtë individ, blutë e vendit kanë dërguar për ekzaminim në laborator profile biologjike, përfshirë fije floku dhe gjurmë gishti.
Ky zhvillim vjen si pjesë e hetimeve mbi ngjarjen tragjike në Dobraç, e cila ka shkaktuar shqetësim në qytet dhe në opinion publik në tërësi.
Policia po shqyrton çdo informacion në lidhje me identitetin dhe gjendjen shëndetësore të këtij personi, në përpjekje për të sqaruar rrethanat e incidentit.