Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se ndaj Dogjanit, SPAK ka regjistruar dy kallëzime.
Një prej tyre lidhet me një hetim pasuror dhe tjetri për ngjarjet e ndodhura në Kuvend, ku opozita ka shkaktuar tensione dhe dhunë.
“Për rreth dy orë deputeti demokrat Asllan Dogjani ka qëndruar në SPAK për një kallëzim të depozituar ndaj tij sa i takon hetimeve për fshehje pasurie. Ka dhënë sqarime për këtë kallëzim por dhe pas daljes nga prokuroria ka pranuar se ka qenë për sqarime për një kallëzim në drejtim të tij nën akuzën e fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një apartament të blerë në Tiranë.”, raportoi gazetari Ermal Vija.