Grabitja e 4.5 milionë eurove në Rinas/ SPAK kërkon dënimin e Talo Çelës me 19 vite burgim

Shqipëria

Grabitja e 4.5 milionë eurove në Rinas/ SPAK kërkon dënimin e Talo Çelës me 19 vite burgim

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 13:59
Talo Çela

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.5 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.

SPAK kërkon dënimin e Talo Çelës  me 19 vite burgim. Ndërsa seanca e radhës u caktua në datë 21 nëntor ora 10:00, ku do shpallet vendimi lidhur me Çelën.

Ky i fundit është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë. Për ngjarjen e 2019-tës, Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me  17 vite burg. Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat