Një 18-vjeçare në Fier është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ishte e dëmtuar me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 18-vjeçarë është vetëplagosur me armë zjarri. Adoleshentja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.