Takimi me grupin e miqësisë të Parlamentit ukrainas, Spiropali: Shqipëria e palëkundur në mbështetje të Ukrainës

Shqipëria

Takimi me grupin e miqësisë të Parlamentit ukrainas, Spiropali: Shqipëria e palëkundur në mbështetje të Ukrainës

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 19:08
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti delegacionin e grupit të miqësisë të parlamentit të Ukrainës, ndërsa u shpreh se Shqipëria është e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.

Spiropali u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël me zemër të madhe.

“Parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët e saj kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus.

Mbështetja jonë e vendosur për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe çlirimin e Ukrainës do të vijojë deri në kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe rindërtimin e vendit.

Aleanca dhe solidariteti me popullin e Ukrainës është luftë për të mbrojtur qytetërimin, vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe të drejtën e shenjtë të popoujve për të vendosur vetë për fatin e tyre”, tha Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat