Në emisionin “Real Story” në ABC News u diskutua për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe mesazhet që u përcollën gjatë atij takimi me shqiptarët.
Në intervistë, gazetari Artur Nura, u ndal tek deklarata e kryeministrit Rama cili u shpreh se termi “Vorio-Epiri ka vdekur”, gjë e cila solli edhe reagimin e Athinës. Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet se “historia mes dy vendeve nuk ndryshon”.
Gazetari Nura nënvizoi se Kryeministri Rama nuk tha asnjë argument për të agravuar dialogun me Athinës, duke shtuar se në deklaratat e tij, Rama bëri të qartë edhe për të bashkëpunim dhe dialog me Greqinë.
“Kryeministri i shtetit shqiptar në një vend fqinj që e kemi aleat nuk nxori argumente për të agravuar dialogun me Athinës, sepse po të ishte kjo do të kishte çështjet të tjera. Rama nuk ndërtoi ndërhyrje aty për të krijuar problem. Unë besoj që politikani Rama foli për një dialog me Athinën”, tha Nura.
Nga ana e tij Panajot Barka u shpreh: Duhet të na shqetësojë fakti i ideologjisë neotomaniste. Nuk besoj se na imponon një realiteti i tillë europaian që kufijtë nuk ndryshojnë më, Rama ishte korrekt kur ra që bashkëpunimi me Shqipërinë është i rëndësishëm. Rama foli në Selanik për historinë e shqiptarizmit, por mendoni nëse do vinte në Shqipëri një politikan grek dhe do fliste për atë element grek.